Lulet e buqetës tuaj!

Sot do ju paraqesim disa tufa buqetash që do i shtojnë bukurinë ditës suaj të madhe. Kur vjen puna në sezonin e pranverë/verës lulet shumëngjyrëshe dhe ëmbëlsirat e zbukuruara janë në qëndër të vëmendjes. Ky sezon i vitit është i gjithi për ngjyrat shpërthyese që të japin ndjesinë e gëzimit.

Nëse e doni atë pamjen e pazakontë, një mori opsionesh të mrekullueshme me lule do të fiksojnë sytë e të ftuarve në buqetën që do të mbani në duar.

Ideja e stilistëve të buqetave për vitin 2019 ka një kombinim fin të luleve të thjeshta të fushës me lule margarita. Ngjyrat mbizotëruese për të ruajtur thjeshtësinë dhe emocionet e bukura janë roza pastel, ngjyra purpurt ose fildish. Këto buqeta romantike janë të rafinuara me delikatesë.

Shijoni galerinë e buqetave më të bukura dhe frymëzohuni për idealen e dasmës suaj. Vështirë të zgjedhësh vetëm njërën!

Ka plot vende ku mund të përzgjidhni tufën tuaj të luleve.