Bar & Restaurant
Godina kryesore “Blerimi” mundëson një gamë të gjerë shërbimesh. Shijoni pamjen e natyrës së qetë shoqëruar me pije nga bari i pasur me shumëllojshmëri produktesh dhe pjata të gatuara me kujdes nga kuzhina e restorantit. Ky ambient i këndshëm, kompozuar dhe mobiluar për një qëndrim të rehatshëm, organizohet nga ambienti i brendshëm, veranda dhe ballkoni kryesor.
Evente Familjare
Kaloni gëzimet tuaja familjare në këtë hapsirë të ngrohtë me kapacitet deri në 150 persona. Ditëlindje, bankete, ballo apo ceremoni të vogla gjejnë harmoninë e duhur në hapsirën kushtuar emocioneve të bukura. I gjithë ambienti merr dritë dhe ngjyra përshtatur tipologjisë së eventit nga një kokteil i thjeshtë në drekë apo darkë pjatash të larmishme.
Sallë Konferencash
Kompleksit i është dedikuar një sallë konferencash e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme teknologjike (Projektor dhe Sistem Audio) për mbarëvajtjen e takimeve dhe prezantimeve. Planvendosja e tavolinave dhe karrigeve përshtatet sipas tematikës së takimit duke mundësuar sistemimin e tyre në formë: banketi, ovale dhe kinema.
Ceremoni Martesore
Madhështia e dashurisë nuk do të kishte pallat më të bukur se ai i organizuar në kodrat e qytetit. Hapsira e brendshme është e përshtatshme për 480 persona, dhe mund të organizohet në forma të ndryshme pozicionimi tavolinash sipas kërkesave.
Ambienti i jashtëm kthehet në një skenë të bukur që manifeston ceremoninë e celebrimit. Gjithashtu dekorohet dhe organizohet për kokteilin dhe prerjen e tortës. 500 m 2 shoqëruar me shatërvane e gjitha në shërbimin tuaj. Për të gjithë të ftuarit, kryhet sistemimi i automjeteve në 60 vende parkimi.
Hotel
Kati i II-të prej 900 m2 organizohet në 11 dhoma, si individuale ashtu edhe çift. Gjeni mikriptjen fantastike të një stafi plot energji dhe disponibilitet për t’ju mundësuar një qëndrim relaksues dhe komfort. Dhomat janë të ngrohta, të pajisura me sistem kondicionimi, te pastra dhe trajtuara çdo ditë nga stafi i higjenës.
Kurse Kuzhine
Për të gjithë ata që interesohen në mësimin, përmirësimin apo liçensimin e profesionit në kuzhinë, “Blerimi” organizon kurse gatimi. Kalendari mësimor është i pasur me leksione dhe praktikë duke i mundësuar studentëve përgatitje cilësore dhe përthithje të shpejtë të dijeve. Kohëzgjatja e kursit varion në 6, 9 dhe 12 mujor. Në partneritet me “Swiss Contact” pas përfundimit të programit, kursantëve u ofrohet mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit.
Sot gëzojmë një portofol të pasur prej 1500 studentësh të formuar në histori suksesi. Veçantia e këtij kursi është praktika aktive në punë nëpërmjet eventeve që bëhen.
Mëso nga shefat e kuzhinës me eksperiencë mbi 20-vjeçare dhe bëhu ti e ardhmja e artit të gatimit.