Image Alt

Rreth Nesh

Mishërimi i Përrallës së Dashurisë

Çdo histori dashurie është e bukur, por festuar me ne është kurorëzimi më madhështor që do të jetoni.

Historik

Godina e ndërtuar në vitin 1987 në Lushnjë, u emërtua “Blerimi” frymëzuar nga elementët që e karakterizojnë këtë vend: bimësia, ajëri i pastër dhe peisazhi relaksues.

Në vitin 1993 e gjithë ndërtesa u zgjerua dhe restaurua për t’i dhënë formë një ambienti të ri shërbimi. Organizimi i mirëmenduar e renditi këtë lokacion në një pikë parësore për të pushuar. Kuzhina e pasur me gatime tradicionale tërhoqi klientelën e gjerë. Kompleksiteti i të gjithë elementëve pamor dhe organizues derivuan Blerimi-n në zgjedhjen e parë të çdo individi për të manifestuar gëzimet familjare. Në kërkim të cilësisë lindi nevoja e ndryshimit, rrjedhimisht erdhi idea e “Blerimi Palace”. Pas katër vitesh pune, projektuar, stiluar dhe arreduar nga profesionistë italian, në vitin 2015, një magjie tunduese ju shtua shija e veçantë e stilit neoklasik.

Çdo ide e tyre u përcoll në detajet e elementëve të punuar si në strukturë ashtu edhe në dekor. Detaje frymëzuar nga qyetetet italiane, vende ku edhe sot e kësaj dite kurorëzohen shumë çifte prej elitës botërore të artit, kulturës dhe sportit. Godina e “Blerimi Palace” në Lushnjë solli për herë të parë në Shqipëri holle dhe lartësi të këtij lloji. Kjo hapsirë është e përshtatshme për 480 persona, dhe mund të organizohet në forma të ndryshme pozicionimi tavolinash sipas kërkesave.

"Arkitektura mbretërore e këtij stili i ka rrënjët po aq të lashta sa edhe vetë tradita e eventit që kryhet në të, sepse për ne, mbreti dhe mbretëresha janë çifti i asaj nate."

Ky stil qëndron mbi gjithçka ka krijuar arti.Të gjitha ornamentet, koloret dhe format janë dizenjuar e përshtatur për të sjellë veçanti në ndjesitë përshkuese gjatë lidhjes në fejesë/martesë.

Madhështia e dashurisë nuk do të kishte pallat më të bukur se ai i organizuar në kodrat e qytetit. Ambienti i jashtëm kthehet në një skenë të bukur që manifeston ceremoninë e celebrimit. Gjithashtu dekorohet dhe organizohet për kokteilin dhe prerjen e tortës. 500 m 2 shoqëruar me shatërvane e gjitha në shërbimin tuaj. Për të gjithë të ftuarit, kryhet sistemimi i automjeteve në 60 vende parkimi.

Misioni

Që nga Qershori i vitit 2015, pa diskutim, “Blerimi Palace” është vendi më i kompletuar
në Shqipëri ku ndërthuren arkitetkura, ushqimi, shërbimi dhe çmimi. Ndaj dhe misioni
ynë është balanca perfekte e cilësisë kundrejt çmimeve konkuruese.

Përgjegjësia

Evenimenti martesor nuk është detyrim. Është ndjenjë! Lumturia juaj prej 25 vitesh
është bërë përgjegjesia jonë. Dedikimi ynë plotëson çdo kërkesë tuajën, pasi dasma është investimi më i madh në jetë. Shumëkush na quan më të mirët në vend por në punën tone ne jemi modest sepse gjithmonë kërkojmë më të mirën. Bazuar në vlerat tona, edhe bashkëpunimet janë të përzgjedhura.

Partneriteti ynë me liderin e organizimeve “Geraldina Sposa” e kthen sallën në një ballo mbretërore. Çdo detaj zgjidhet me kujdes, përpunohet dhe tejçon mesazhin e duhur drejt miqve dhe familjarëve tuaj. Tek ne, kjo ditë do të jetë jo vetëm dita më e bukur por përralla e dashurisë sjellë në jetë! Tek ne fillon familja!

Kuzhina

Pika më e fortë e punës tonë është kuzhina. Një hapsirë prej 250 m 2 i është dedikuar
imagjinatës së shefit kreativ i cili krijon artin e tij të gatimit në pajisje të teknologjisë së
fundit që ruajnë shijen e ushqimeve tradicionale ndërthurur me atë italiane. E pakta kuzhinë bio në qarkullim e stilit “Mare & Monto”. Menu peshk dhe mish e ndërprerë me një sorbeto.

Kërkesat e çiftit e preferencat e të ftuarve ndërthuren me cilësinë e përzgjedhur të komponentëve ushqimor e klasin e gatimit. Klas i thurur në detaje nga pjatat, setet e lugëve e pirunjve dhe vendosja e ushqimit.

Stafi

Ndër vite kemi studiuar dhe përvetësuar metodat më të fundit të shërbimit cilësor.
Stafi ynë trajnohet dhe praktikon këshillat nga liderët botërorë të eventeve. Secili kryen
detyrat e ngarkuara dhe ndiqen nga menaxheri. Kalendari i ngjeshur dhe afati i afërt nuk janë aspak problem për ne, pasi gjithçka mendohet dhe vihet në punë duke shfrytëzuar me efiçencë çdo moment.

Partnerët tanë