Evolucioni i dasmave

Dasmat janë evente të rëndësishme të jetës dhe si të tilla preferohen nga popullsia. Ne fakt ne jemi te apasionuar pas tyre. Njeriu lind,rritet dhe vjen nje moment kur dashuria kurorezohet me kete event. Por çfare dijme ne per historine e tyre dhe sesi ka evoluar ky proces pergjate viteve.

Origjina e dasmave daton qe ne kohen Viktoriane kur vajzat martoheshin ne fund te adoleshences ose ne fillim te 20-tave. Ato kishin pak arsim, aspak eksperience dhe pa te ardhura vetjake. Vajzat jetonin ne shtepine e prinderve te tyre derisa te martoheshin. Pergjithesisht nuk largoheshin nga qyteti ku banonin apo te frekuentonin jete sociale. Dasmat financoheshin nga babai i nuses dhe kjo tregonte statusin social te familjes se saj. Detajet e organizimit te dasmes si dhe lista e te ftuareve percaktohej nga prinderit. Pra çdo vendim merrej nga kreu i familjes.

EVOLUTION

Ne ditet e sotme, shoqeria moderne ka ndryshuar. Individualizmi dhe pavaresia manifestohet me shume. Vajzat kane arsim te larte, jane te pavaruara dhe fitojne mjaftueshem te ardhura per te plotesuar nevojat e tyre. Ato jane me teper te orientuara nga karriera dhe martohen rreth te 30-tave. Vajzat nuk jetojne me ne shtepine e prinderve pasi fejohen dhe jeta e tyre eshte tashme e veçuar nga ajo e prinderve te tyre. Zgjedhjet tashme i ben çifti duke filluar qe nga fustani, lulet, kateringu, muzika deri te muaji i mjaltit. Sot, çdo vendimmarrje dhe kontrollin e plote ne dasem e ka nusja me dhendrrin.

Nusja ne krahun e majte te burrit

Ne kemi bere nje studim rreth traditave te dasmave te cilat besohen edhe ne ditet e sotme. Ja 10 traditat me te njohura qe praktikohen ende ne ditet e sotme.

1. Perse nusja qendron ne anen e majte dhe dhendri ne te djathte?

Po te kthehemi pas, nusja qendronte ne te majte ne menyre qe burri te kishte krahun e shpates (krahun e djathte) te lire per tu mbrojtur nga çdo e papritur. Kjo praktike vazhdon te jete perveç faktit qe ska me shpata, sigurisht perjashtojme rastin kur kemi nje dasem me nje teme te tille dhe çifti vishet si pirat.

GROOM

2. Detyra e dhendrit?

Ne ditet e sotme, kjo detyre eshte thjeshtuar mjaftueshem dhe eshte me argetuese- fokusi te unaza dhe organizimi i nje feste te mrekullueshme.

festa e beqarise

3. Egjiptianet filluan te hedhin oriz dhe grure per te sapomartuarit gje qe simbolizonte fertilitetin.

Kjo tradite vazhdon te jete ende e pranishme ne shume krahina. Ne fakt çifti ka filluar te zgjedhe per te hedhur tullumbaca, flluska, konfeti etj. Keto te fundit i japin fotove me shume ngjyra.

konfeti

4. Romaket e lashte zgjodhen gishtin e trete per te vendosur unazen e marteses,

ata besonin se ai ishte gishti qe lidhej direkte me zemren. Ka ndodhur gjithashtu ne nje periudhe te caktuar qe tradita kaloi nga dora e majte ne te djathten. Fatmiresisht, Eduardi i VI caktoi ne ate kohe qe unaza duhej te mbahej ne te majten. Ne ditet e sotme ende shohim njerez qe behen konfuze pasi se dine ne cilen dore duhet mbajtur unaza dhe e vendosin ku ndihen komode.

gishti i unazes

5. Tortat.

Kjo tradite ka ekzistuar dhe me pare. Dhendri kishte torten e tij, nderkohe ne ditet e sotme tortat jane me shume shtresa. Jane gjigande dhe te formave qe deshiron çifti.

torta

6. Lulet

Me pare, ka qene detyre e shoqerueses se nuses qe te krijonte buqeten e nuses. Sot, ne marrim persona qe jane te dedikuar ndaj kesaj pune dhe shume te talentuar.  Tani kemi varicaione te buqetave martesore nga dantellat, lule leter ose fabrike etj etj. Shoqerueset e nuses planifikojne festen e beqarise.

lulet

7. Babai i nuses pritej te paguante te gjitha shpenzimet e dasmes.

Ne kohet Elizabetiane nusja ndihmonte familjen per shpenzimet e dasmes duke shitur elb ne fshat. Çfare revolucioni!

Sot, shumica e njerezve mendijne qe çifti duhet te paguaje vete per dasmen e tyre sidomos kur ata jetojne veç familjes se tyre. Sigurisht qe familjaret duan te ndihmojne gjithmone duke kontribuar sado pak ne varesi te deshires dhe mundesise.

shpenzime dasme

8. Fustan i bardhe. Pse?

Mbretereshe Viktoria inicioi kete tradite te dasmave ne 1840 dhe vazhdon te jete zgjedhja e pare per nuset. E bardha është një ngjyrë që do të plotësojë çdo nuse dhe është gjithashtu një simbol i pafajësisë dhe pastërtisë. Ne ndeshim nuse që zgjedhin të veshin diçka tjetër përveç te bardhës tradicionale. Pse jo!

fustani i bardhe

9. Diamantet

Thone qe diamantet jane shoku me i ngushte i nje vajze dhe ne kete pike biem shume dakort. Kjo ka prejardhje nga italianet vite me pare te cilet mendonin se diamantet krijoheshin nga zjarri. Jo shume kohe me pare fale mendjes briliante te Frank Gerety, i cili erdhi me sloganin ” Diamantet jane pergjithmone” ky gur i çmuar eshte vulosur si simbolizues per fejesat dhe dasmat.

unaza diamantit

10. Eventi

Me pare, dasmat zhvilloheshin ne shtepi. Tani “pranoj” mund te jete kudo. Pyetja “A pranon te behesh gruaja ime?” mund te behet ne nje hotel, ne park, zhytur ne det etj. Madje kemi degjuar qe ka çifte qe deshirojne te martohen dhe ne hapsire jashte rruzullit tokesor. Praktikisht keto jane zgjedhje personale te gjithesecilit.