The PO? – Ndiq këshillat për selfie-n më të bukur

Sezoni i fejesë-martesave është thuajse gjithë viti, ndaj në postimet nëpër mediat sociale si facebook apo instagram do të gjeni shumë selfie me unaza. Nëse edhe ju sapo keni marrë një të tillë dhe dëshironi foton perfekte për një selfie me unazën tuaj ndiqni këshillat e mëposhtme si dhe galerinë me foto.

7 Këshilla të cilat e bëjnë perfekte foton tuaj me unazën e fejeses, e ndani ose jo me miqtë tuaj fotoja është një nga momentet më të bukura.

  1. Sigurohuni që thonjtë tuaj të duken perfekt. Bëni një trajtim duarve tuaja te estetistja për t’i dhënë sharmin e duhur.
  2. Kur vjen puna te ndriçimi, natyralja është më e mira. Bëni foto gjatë ditës, afër dritares ose jashtë për të kapur rrezen e diellit.
  3. Këndet janë të rëndësishme gjithashtu. Bëni disa foto me kënde të ndryshme për të parë se cili pozicion është më i bukur për gurin tuaj.
  4. Kur të zgjedhësh sfondin tënd, merr diçka të veçantë si një horizont i mrekullueshëm, pamje buzë detit, pamje në natyrë ose një jastëk të bukur. Shmangni aksesorët e ngarkuar pasi qëllimi është evidentimi i unazës suaj.
  5. Kur bëhet fjalë për pozicionin, shumë njerëz thonë që ngritja e dorës në ajër funksionon më së miri. Nëse jeni të shqetësuar për dridhjet, mbështeteni në një revistë, çantë ose duke mbajtur nje filxhan kur pini kafen e mengjesit.
  6. Shtojini fotos tuaj elemente të bukura që të japin atmosferën e një eventi të ardhshëm në jetën tuaj si fejesa apo martesa. Gjithashtu mund të personalizoni filxhanin e preferuar me një shprehje si ‚Nusja e ardhshme‘ kjo do të dukej shumë bukur.
  7. Cdo gjë varet nga stili juaj personal ndaj mundohuni të krijoni diçka tuajën jo kopje të fotove që shihni në Pinterst. Thjeshtësia ndonjëherë është me e bukura.