Si të zgjedhim fustanin e dasmës?

Gjetja e fustanit perfekt ndonjëherë kthehet në një eksperiencë të lodhshme. Ju kaloni disa ditë apo javë duke kontrolluar dhe më pas e gjeni veten konfuze për përzgjedhjen që duhet të bëni. Për t’ju ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi do ju paraqesim 11 këshillat më të mira që duhet të dini para se të dilni për të blerë fustanin tuaj.

Përzgjedhja e skuadrës suaj……
Periudha e përgatitjes është sa e bukur aq edhe stresuese dhe sigurisht që të gjithë dëshirojnë të jenë të përshirë. Nga miqtë deri tek kushërinjtë duan të jenë pjesë e listës tënde. Blerja e fustanit të nusërisë mbart dhe opinionet dhe shijet që kanë të tjerët në lidhje me fustanin por duhet të mbani parasysh që dita e dasmës dhe fustani janë për ju dhe partnerin tuaj. Kur bëhen shumë persona do ndikoheni nga mendimet e të tretëve. Pra përzgjidhni mirë grupin dhe mos u shqetësoni për miqtë e tjerë pasi dhe ata shumë shpejt do ju shohin me fustanin e hijshëm që ju do të keni përzgjedhur. Ne ju rekomandojmë 2 deri në 4 persona dhe sigurisht të kontrolloni në disa vende për të bërë zgjedhjen e duhur.

Jeta s’ është gjithëmonë si nëpër filma……
Ne të gjithë kemi parë skena të tilla më parë. Nëpër filma apo showet televizive ku nusja me fustanin e bardhë është në altar dhe në sytë e saj duken lotët e gëzimit. Kalojini emocionet, kuptohet që ju vjen për të qarë kur ju vishni fustanin e nusërisë dhe keni plotësuar ëndrrën tuaj për tu bërë nuse. Por këtë moment prekjeje nuk e kalojnë të gjitha nuset. Zgjedhja e fustanit është një vendim logjik që merr parasysh koston, dizajnin dhe disponueshmërinë. Në momentin që ju ndiheni 100% e lumtur me fustanin atëherë ai është fustani i duhur për ju.

Tre pyetje-përgjigje……

Pamja e fustanit është ajo çka gjithëkush e vëren, por mbani parasysh që ju do ta mbani veshur gjatë gjithë ditës dhe në të ardhmen do të rishikoni fotot tuaja me fustanin e dasmës. Ja tre pyetje që duhet të keni parasysh për të zgjedhur fustanin e nuserisë: A ju pëlqen pamja e fustanit? Është komode dhe e rehatshme? A ndiheni vetvetja? Nqs këto kushte plotësohen atëherë ky është fustani juaj.

Nën presion….

Herë pas here do e gjeni veten nën presion ndërkohë që shihni për fustane. Kjo mund të jetë si pasojë e presionit nga asistentja e shitjeve, familja ose vetë ju por e rëndësishme është mos të nxitoni në marrjen e vendimeve. Nëse mendon që ai është i duhuri por keni mëdyshjen brenda jush atëherë qëndroni një ditë relaksohuni dhe jepini vetes kohë që të shikoni realisht që është vendimi i duhur.

Zbukurohuni…
Kur kërkoni fustanin ju s’jeni në perfeksionin tuaj. MakeUp-i dhe rregullimi i flokëve në mënyrën si e keni menduar që do dukeni në ditën e madhe e të gjithë elementët sëbashku formojnë tërësinë. Në rast se ju doni të shihni pamjen e plotë atëherë vendosni një takim me parukieren tuaj për të bërë flokët dhe tualetin për të kuptoni tamam pamjen që dëshironi të keni.

Detajet e imta…
Gjatë përzgjedhjes së fustanit, do ju kërkohet të plotësoni një kontratë. Sigurohuni të lexoni të gjitha pikat dhe bëni sa më shumë pyetje të mundeni. Kjo do sigurojë që ju të jeni në dijeni për kohën e transportit kostot shtesë apo ndonjë informacion tjetër esencial.

Pesha ska rëndësi…
Masa juaj në rrobat e përditshme nuk është njëlloj me masën e fustanit të nusërisë. Dizajni dhe përshkallëzimi i fustanit janë ndryshe. Masa është thjesht një numër, mjafton që ajo të rrijë në mënyrë perfekte tek ju. Nëse jeni në proçesin e humbjes së peshës atëherë mos u nxitoni të merrni një ose dy numra më të vegjël. Fustanin mund ta merrni në masa të ndryshme kështuqë mos i shtoni presion vetes.

Është një ditë e gjatë…
Pazari për të blerë fustanin sëbashku me të dashurit e tu mund të jetë një ditë e bukur por gjithashtu është dhe shumë e gjatë. Proçesi mund të jetë tejet mase i lodhshëm si fizik ashtu edhe mendor. Sigurohuni të keni ngrënë një mëngjes të bollshëm si dhe programoni pushimet përgjatë ditës. Ajo që duhet të siguroni është që të ndiheni të lumtur dhe energjik përgjatë kërkimit.

Opinioni i një eksperti…
Pas gjithë kërkimeve që keni bërë, me shumë mundësi do jeni të qartë në atë që po kërkoni. Kur kërkoni nëpër sallone nuserie mbani parasysh që ka dhe ekspretë që bëjnë sugjerime për ju se çfarë mund t’ju shkojë kështuqë pranoni dhe këshilla. Ata kanë ndihmuar shumë nuse të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të njëjtën gjë do të bëjnë dhe me ju.

Koha e buxhetit…
Shumë sallone nusesh kanë variacionin e tyre në çmim. Sigurohuni që të shihni fustane që janë brenda buxhetit që ju keni vendosur. Evitoni të provoni fustane që janë shumë më të shtrenjta pasi shkakton ndjesi negative kur mundësia s’është për tu blerë. Nëse fustani është pak më shumë sesa buxheti konsideroni të lëvizni pak para për të marrë fustanin dhe të bëni ditën tuaj perfekte.