Fakte mbi unazat e diamantit

Faktet që duhet të njihni para se të zgjidhni një unazë diamanti.

Ju duhet te njihni “4C-të”, ngjyrën (Color), masën (Cut), pastërtinë (Clarity) dhe karatët (Carat) në mënyrë që të mos ju mashtrojnë kur te blini një unaze me diamant.

Nëse keni buxhetin e duhur, asnjë nuk ju pengon te blini një unaze me diamant për fejesën apo martesën tuaj. Ky gur i çmuar, shumë i rrallë, simbolizon përjetësinë. Dhe te fejohesh apo të martohesh me një të tillë do të thotë të martohesh në këtë bote dhe në tjetrën. Por si duhet ta zgjidhni unazën tuaj me diamant? Duhet të bëni kujdes me 4C-të”, ngjyrën (Color), masën (Cut), pastërtinë (Clarity) dhe karatët (Carat), të cilave ju shtojmë edhe dy C te tjera, certifikatën (Certificate) dhe riparimin ose garancinë (Care).

Unazat diamant përfaqësojnë përjetësinë dhe besnikërinë për shkak të qëndrueshmërisë dhe formimit të tyre për mijëra vjet. Per diamantin është një teknikë e përdorur në përpunim, është një prerje që mundëson që diamanti i papërpunuar të shihet në formën e tij më të shkëlqyer. Prandaj, unazat diamant janë me të preferuarat.

Si fillim duhet thënë se diamanti është një mineral, qe përbehet nga karboni i pastër i kristalizuar. Ai përgatitet poshtë tokës ne temperatura dhe trysni shume te larta. Diamanti është një gur i çmuar shume i rralle dhe i forte. Pesha, pastërtia, ngjyra dhe masa përbejnë vlerën e tij dhe na bëjnë ta blejmë qetësisht dhe me besim te plote. Megjithatë, ndonjëherë do duhej edhe mendimi i një eksperti.

Guri i diamantitNgjyra e një unaze diamanti

Vlera e një unaze diamanti varet shumë nga ngjyra. Sa më me shumë ngjyrë të jetë ai aq më i çmuar është. Ngjyra e bardhë ka disa nuanca që shkojnë nga D te Z, nga ngjyra e bardhë me shumë shkëlqim deri tek ngjyra në të verdhë të zbehtë. Një diamant me ngjyre D është shume i bukur, ndërsa një diamant me ngjyrë Z nuk ka aq shumë shkëlqim sa i pari. Syri mund ta dallojë shumë mirë këtë.

Masa e një unaze diamanti

Vlera e këtij guri te çmuar varet edhe nga masa (madhësia). Sa më i madh të jetë guri aq më shumë ai do të ndriçojë. Ky është një nga kriteret më të rëndesishëm sepse është pikërisht shkëlqimi ai që tërheq më shumë.

Ndarja në karatPastërtia e një unaze diamanti

Pastërtinë e një diamanti e sheh më mirë një ekspert me anë të një lupe që zmadhon 10 herë. Ne fakt një diamant 100% i pastër nuk ekziston, gjithmonë do ketë papastërti por varet sa të mëdha janë ato.

Pesha e një unaze diamanti

Pesha matet me karat i cili është i barabarte me 0,2 gram. Pesha përbën madhësinë e diamantit por jo ndonjëherë jo vlerën e vërtetë te tij.

Pra së fundmi duhet të themi që diamanti duke përfaqësuar perjetesine shpesh përdoret si gur i çmuar për te dashuruarit. Kjo për te treguar dhe vlerën qe një person ka për partnerin. Nëse keni buxhetin e nevojshëm asgjë nuk ju pengon ta blini një te tille. Për t’ia ruajtur shkëlqimin duhet qe here pas here te kujdeseni për te.

Çmimet e tyre shkojnë nga 340 £ në 250,000 paund.