numra

Emërtimet në tavolinat e të ftuarëve

numri 13

Vendosja e detajeve në tavolina për dasmën tuaj.

Pasi keni menduar për vendin ideal për dasmën tuaj apo ndonje event tjetër të një rëndësie të vëcantë zakonisht e gjejmë veten duke kërkuar për një lloj mënyre për të organizuar tavolinat. Për përmbushjen e këtij qëllimi na hyjnë në ndihmë numrat e tabelave nëpër tavolina. Ato jo vetem që orientojnë kamarierët dhe pjesën tjetër që shërben ushqimin por kanë funksione akoma më tepër se kaq.
Për çifte ose planifikuesit e eventeve të cilët ju i keni ngarkuar për të dekoruar cdo gjë deri në detajet më të mira, përdorimi i emrave ose titujve në vend të numrave është një mënyrë më e mirë për të përfshirë temën tuaj të dekorit dhe për t’i lidhur ato së bashku.
Përderisa ato luajnë rol shumë të rëndësishëm në organizimin e vendosjes sesi do ulen njërëzit e ftuar, ka shumë përdorime për numrat e tabelave – ne kemi paraqitur pesë qëllime për numrat e tabelave më poshtë.

Shfaqin personalitet

Nuk është më i kufizuar në një kartë të bardhë të ngulitur në një mbështetëse argjendi. Në ditët e sotme mund të jesh kreativ sa të duash në shumë mënyra në pjesën e ekspozimit të numrave të tavolinës.
Ciftet mund të argëtohen shumë duke krijuar numrat e pritjes nëpër tryeza. Disa ide janë: shfaqja e fotografive për të sapomartuarit, vendosja e njerëzve sipas grupmoshave, zgjedhja e një emri tryeze që është referencë për një libër, film ose vendndodhje që është e veçantë për ju.
Në rastet e konferencave që mbahen për kompanitë, tavolinat mund të emërtohen në bazë të ndarjes së departamenteve ose vlerave të kompanisë.

dekor tavoline shtate

Përcaktojnë rradhën e ngrënies

Një përdorim praktik për numrat e tabelave është përcaktimi i rendit për shërbimin e ushqimit nëpër tavolina. Organizuesi i eventit ose cifti mund të luajnë dhe ndonjë lojë, do të tërheqë numra nga një kapele dhe do të zgjedhë rastësisht se cilat tavolina do ju shërbehet më parë udhqimi. Kjo lloj loje do vazhdojë derisa të përfundojnë së shërbyeri të gjitha tavolinat. Provojeni është vërtet argëtuese.

dasma dekor

Organizimi për të ulur të ftuarit.

Kur përdorni një ulëse të caktuar, numrat e tabelave janë të domosdoshme për të krijuar një grafikë të caktuar për mysafirët. Në këtë mënyrë të ftuarit mund ta gjejnë rrugën për në vendet e tyre me lehtësi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ngjarje shumë të mëdha.

21numer tabele

Filloni bisedën

Numrat krijues të tabelave, ku secili është i ndryshëm, do të shërbejë si një pjesë biseduese gjatë orës tuaj të koktejit. Mysafirët mund të flasin me njëri-tjetrin ndërsa kalojne nga njera tavoline tek tjetra duke admiruar çdo dizajn të ndryshëm.

Zëvendësimi i pjesës qendrore

Për çiftet kursimtarë krijimi i një mënyre unike për të shfaqur numrin ose emrin e tabelës përbën një detaj shumë domethënës në qëndrën e tavolinës. Kjo ju kursen para ndërkohë që I shton dhe një prekje decorative cdo tavoline eventit të dasmës.

pjesa kryesore e tavolines