Couple covid

Dasmat pas Covid19

E gjithë bota pësoi një tronditje të fortë nga periudha e pandemisë e cila ndryshoi këndvështrimin dhe mënyrën e jetesës kudo në botë. Një nga industritë më të prekura ishte HoReCa qe i referohet Kategorisë së Hoteleve dhe Restoranteve. Kështu dhe tek Blerimi Palace pati një periudhë pauze, si kudo.

Përtej të gjithë anëve dhe efekteve negative të pandemisë, e mira ishte se NE tek Blerimi e përdorëm këtë kohë për të reflektuar dhe për tu frymëzuar.

Pasi kuptuam që kjo situatë do të zgjaste organizuam ekipin tonë për të bërë kërkime në fushat e shërbimit, gatimit dhe eventit. Bëmë pjesë të punës tonë trendet më të fundit të dekorit të sallave. Ndryshuam dhe pasuruam menutë me gatime të ndryshme tradicionale. Hapëm aplikimet dhe trajnuam në kulinari shumë të rinj të apasionuar për të cilët dyert e Blerimit do të ishin të hapura për vende të lira pune edhe pas pandemisë.

kuzhina
restoranti

*Sigurisht që në çdo kohë masat kundër Covid – 19 kanë qenë strikte dhe janë zbatuar me përpikmëri.

Shfrytëzuam maksimalisht kohën për optimizimin e kushteve që pas hapjes tu ofronim klientëve tanë më të mirën, siç edhe e meritojnë. Tanimë më në fund gjithçka pothuajse i është rikthyer normalitetit. Blerimi Palace është në shërbimin tuaj me salla gjigande eventesh, dekore e ngjyra fantastike, staf shume të specializuar dhe gatime plot shije. E gjitha në kuadër të plotësimit dhe realizimit të një mbrëmjeje magjike.

kamarieret trajnim

Mesazhi që morëm nga e gjithë vështirësia që kaluam është se tani është koha të festojmë, t’i gëzohemi jetës dhe asaj çka ka më shumë rëndësi: DASHURISË! Kurorëzimi i saj përbën një nga momentet më të vyera në jetë.

  • Të kemi pranë njerzit tanë më të dashur në fillimin e një etape të re.
  • Të realizojmë ëndrrën e një nate magjike, në një fustan dhe ambient përrallor.
  • Ti japim natës ngjyrat dhe shijen që duam.
BLERIMI PALACE…
Personalizo eventin tënd!